Një 23-vjeçar është vënë në pranga pasi ka plagosur një tjetër person me thikë.
Konflikti u zhvillua mbrëmjen e djeshme dhe viktima ndodhet në spital.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin O. M., 23 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 21 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve“, ka njoftuar policia.