10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush është politikani i lartë spiun? Mediu: Mos abuzoni

Kryesoret

Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu u shpreh pas takimit me kryetaren Lindita Nikolla se nuk është njohur me dosjen dhe emrin që Autoriteti i Dosjeve çuan në Kuvend, që flet për një personazh me profil të lartë politik me inicialet I.M. që ka qenë ish-sigurims.

“Do të diskutoj se kush është qasja ligjore dhe politike. Do të shpresoja që të jetë një kazuz politik.

Jo nuk jam njohur me emrat, vetëm nismën ligjore, shpresoj dhe besoj që kur flitet me emra të jemi të vëmendshëm që të mos abuzojmë publikisht.

Ligjet nuk bëhen për individë të caktuar, por çështje të caktuara. Kuvendi të mbajë qëndrim të qartë.

Patjetër ato figura që kanë qenë të implikuara të mos jenë pjesë e një aktiviteti të nivelit të lartë” tha ai.

Dje, Autoriteti i Dosjeve i kërkoi Kuvendit që të ndryshojë ligjin, pasi me dispozitat aktuale, zyrtarët që më parë kanë marrë një certifikatë pastërtie nuk mund të verifikohen edhe nëse kanë dalë të dhëna të reja për të kaluarën e tyre, pasi i pengon ligji.

“Dosjet” kërkojnë që të verifikohen edhe njëherë të gjithë personat që kanë dalë të pastër nga komisionet e ngritura asokohe deri në 1997. Socialistët janë vendosur në lëvizje për të ndryshuar ligjin.

Ende nuk dihet se cili është zyrtari i lartë me inicialet I.M. që rezulton bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit në diktaturë.

Një pjesë e mediave dhe qytetarëve kanë insinuar duke i lidhur inicialet dhe profilin e lartë me Ilir Metën, por zëdhënësi i tij e ka cilësuar qesharake, madje sfidoi Autoritetin e Dosjeve që të publikojë dokumentet që ka gjetur. Deri tani Autoriteti i Dosjeve ka heshtur.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit