-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zelensky: Gjëja më e frikshme për Putin është se ai është i vetëdijshëm për krimet

Kryesoret

Presidenti i Ukrainës Zelensky tha se: “Putin e kupton se çfarë po bën dhe sa njerëz vret.”

I ftuar në TalkTV të Piers Morgan ai tha se Putin e di se sa njerëz u përdhunuan dhe sa fëmijë u vranë në luftën e tij kundër Ukrainës, por vendi i tij gjithsesi është zotuar të mos dorëzohet para Rusisë. “Ne do të fitojmë. Ne i treguam të gjithë botës se ai mund të na vrasë, por të na pushtojë  është e pamundur”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu theksoi se është “shqetësuar shumë” për largimin e mikut të tij Boris Johnson dhe ka dyshime se mbështetja britanike për përpjekjet e luftës nuk do te jetë e njëjtë. Por ai tha se  shpreson që të këtë mbështetje edhe nga kryeministri i ardhshëm Rishi Sunak ose Liz Truss.

Piers udhëtoi për në Kiev për intervistën e tij me Zelensky dhe gruan Olena.

Olena zonja e parë e Ukrainës shtoi: “Nuk është e mundur të kuptohet se si një ide e shtrembër mund ta hedhë njerëzimin në epokat e mesjetës. Fjalët normale nuk ekzistojnë për ta përshkruar këtë”. Më tej ajo tha se pushtimi i Ukrainës e ka afruar më shumë me bashkëshortin Zelensky: “Martesa forcohet me sfida, e jemi bërë më të lidhur me njëri-tjetrin.”/The Sun

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit