Paraditen e sotme Xhelal Mziu u paraqit në SPAK për t’u marrë në pyetje. Zyrtarisht ende nuk dihet për cfarë dosje bëhet fjalë dhe me cfarë statusi është thirrur, person nën hetim apo që ka dijeni me rrethanat.
Pak kohë më parë, Mziu është kallëzuar në SPAK nga kryetari i bashkisë së Kamzës, Rakip Suli për shpërdorim detyre.
Suli e ka kallëzuar Mziun pasi dyshohet të ketë favorizuar subjekte private, që janë pajisur me leje zhvillimi dhe ndërtimi, duke mos i detyruar të kalojnë 3 përqind të sipërfaqes funksionale për banesa sociale në favor ta Bashkisë.