Ish-nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, jashtë derës së Kuvendit ka deklaruar për mediat se Autoriteti i Dosjeve po bënë manipulime të pështira dhe të shëmtuara duke tentuar të dëmtojë opozitën e re.
“Manipulimet janë të pështira dhe qesharake. Shteti ka rëne, Autoriteti i Dosjeve ka shpifur dhe manipuluar vetëm për maxhorancën. Kjo ka të bëjë për vjedhjet e incerenatorëve dhe vjedhjet në dogana.” është shprehur ai.
Ai ka shtuar se do të ta dërgojnë rastin në fjalë, ky kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është cilësuar si spiun i sigurimit do të shkojë deri në gjykatën kushtetuese.
“Këto janë përralla, Autoriteti i Dosjeve me zero fakte dhe shkresa është përgjegjësi si Kuvendi për të gjithë skemën e manipulimit. Po do të dërgojmë padi në gjykatë dhe do të ndjekim të gjitha hallkat e duhura për këtë mashtrim. Shteti ka rënë. Hajdutët votuan hajdutët në vende të reja. ” ka përfunduar ai.