-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në Prishtinë, 15 qenë endacakë sulmojnë mjeken

Kryesoret

Një mjeke e cila punon në Qendrë Klinike të Mjekësisë Familjare në Prishtinë është sulmuar nga 15 qentë endacakë. Rasti ka ndodhur pranë QKMF-së e afër ambasadës së Zvicrës, rreth orës 19:00. Sipas “Paparaci”, bëhet fjalë për mjeken Kimete Surdulli,, e cila menjëherë pas sulmit nështë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka qëndruar për tri orë dhe ka marr trajtimin e nevojshëm.

32e7c615 F059 492c Bfd3 2d085c2c3aee 450x600Pas, sulmit Surdulli ka pësuar thyerje të dorës dhe disa lëndime të tjera trupore.

“Është sulmuar nga 15 qenë, edhe për rreth tri orë kemi qëndru në spital, pasi që e ka thy dorën dhe e ka në gips”, ka thënê Surdulli.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që qentë endacakë po sulmojnë mjekë. Në prill të këtij viti tre mjekë ishin sulmuar nga qentë endacakë në QKUK.

Nga këta tre, vetëm dy prej tyre kishin kërkuar trajtim në klinikën Emergjente.

Ndryshe Komuna e Prishtinës, ka krijuar rreth 18 pika ushqyese për qentë endacakë, të cilat komuna i ka vendosur në disa lagje të Prishtinës për t’u ofruar qenve ushqim dhe për të lehtësuar mundësinë që të dërgohen për vaksinim dhe sterilizim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit