-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Kërkojnë helikopter dhe shkojnë në plazh”, Peleshi ankohet për kryebashkiakët

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se shumica e bashkive nuk po tregojnë bashkëpunim për sa i përket situatës së zjarreve.

Ai ka shtuar se kryetarët të bashkive marrin në telefon vetëm për helikopterin dhe më pas shkojnë në plazh.

“Ka bashki ku kjo funksionon perfekt, ka dhe bashki që fikin telefonin e thonë nuk është zjarri im dhe nuk përgjigjen.

Nëse do funksonojmë si e thame e të kuptoni që përgjegjësia e ruajtjes së territorit është e bashkive, FA janë në mbështetjen tuaj.

Nuk është detyra jonë e ju na mbështesni, se shpesh kështu kuptohet që nga toni me të cilin flet kryetari i bashkisë që merr në telefon për helikopterin pa lëvizur as gishtin vet e në ndonjë rast dhe nga plazhi thonë zoti ministër ku është helikopteri.

Vitin e kaluar kam shkuar vetë unë aty e nuk kam gjetur as kryetarin as perfektin kam pyetur e më kanë thënë janë me pushime.

Mirë është që pushimet të mos i bëjmë në gusht, për mendimin tim ne nuk u urdhërojmë dot por sugjerimi do jetë që se cili prej nesh duke nisur nga unë e gjithë kryetarët e bashkive të jemi alert mos mungojmë kur ka emergjenca”, është shprehur Peleshi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit