Punonjësit e arsimit dhe shëndetësisë të sistemit serb në Kosovë, janë udhëzuar që të dalin në barrikada në veriu.
Policia e Kosovës tha se situata në mëngjesin e sotëm është e qetë, por rrugët që çojnë për në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, mbeten të bllokuara.
Po ashtu dhe në Rudarë dhe Zupçë në veri të Kosovës bllokimi i rrugëve po vazhdon.
Në Mitrovicë të Veriut, komunë e banuar me shumicë serbe, në mëngjesin e 1 gushtit janë parë mesazhe lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Mirë se vini në Asociacionin e komunave me shumicë serbe”, shkruhet në pankartat dhe banerët e vendosur në qytet, teksa situata në këtë komunë raportohet të jetë e qetë.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për krijimin e Asociacionit më 2013 dhe 2015, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, por marrëveshja ende nuk është zbatuar./REL