-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e incerenatorëve, PD: Zoto-Gugallja në kërkim ndërkombëtar, pse u derdhin akoma pagesat?

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në një deklaratë për mediat ka reaguar në lidhje me pagesa që është derdhur së fundmi në llogarinë e Zotos dhe Gugalles.

Ashtu siç ishte thënë dhe më herët PD ka shtruar 5 pyetje të reja për sa i përket aferës së inceneretarëve.

1.Pse SPAK nuk sekuestron produktin e veprimtarisë kriminale? 

2.Pse Ministria e Energjetikës nuk vepron me zgjidhjen e kontratës për mospërmbushje detyrimi… sepse nuk funksionon inceneratori (në kontratë duhet të ishte në punë qysh para 2 vitesh!)? 

3.Kush e hartoi kontratën me detyrim të pagesave të kësteve, pavarësisht fillimit apo vazhdimit të punimeve?!

4.Me që Ministria e Energjetikës qenka e detyruar nga kontrata të vazhdojë me mbështetjen financiare, përse, po në bazë të kontratës, nuk e konsideron ‘kërkimin ndërkombëtar’ për dyshen Zoto-Gugallja si braktisje nga kontraktori?! 

5.Përse nuk e zgjidh kontratën me kontraktorin Ministria për mospërmbushje të kushteve thelbësore dhe mbivendosjen e veprave penale në këtë procedurë e kontratë?!

Por, kjo ndodh kur kontratën e harton dyshja Rama-Balluku për kompaninë e vetë, në të cilën ndajnë paratë dhe gënjejnë se u bënë 10 procedura brenda ditës! 
Kjo ndodh me kontratën Rama-Zoto, të firmosur në kundërshtim me ligjin dhe opinionin me shkrim të Agjensisë së Prokurimeve publike me procedurë të mbyllur. 
Kjo ndodh me kontratën të cilën Drejtoria Juridike nuk u lejua as të shohë, dhe jo më të komentonte apo, larg qoftë, të vendoste kushte veç atyre që donte Rama-Zoto!
” është shprehur Këllici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit