-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të mos bëhet politikë”, e afërmja e Jonadës: Mos ia rëndoni më plagën prindërve

Kryesoret

Një prej të afërmve të 7-vjeçares Jonada Avdia ka folur gjatë protestës së sotme përpara Ministrisë së Brendshme ku bën thirrje që të mos bëhet politikë me këtë çështje.

Ajo tha se një njeri i veshur me uniformë vrau Jonadën e cila ishte me pushime në breg.

“Pesha që sot Bledi dhe Ermira mbajnë mbi supe është një peshë të cilën u në i bëj thirrje kryeministrit dhe ministriut që mos ia rëndojnë më plagën. Patjetër pesha që na ka rënë është një peshë shumë e madhe, dhimbja na ka kapluar por kurrsesi nuk na ka rrëzuar. Bledi dhe Ermira duhet të bëhen të fortë sepse kanë për të rritur një djalë. Bledi është larguar 17-vjeç nga Shqipëri, dhe krijoi një familje.

Me punë dhe sakrifica ai rriti fëmijët. Dashuria për atdheun e bënte Bledin të kthehej në Shqipëri. Ai edhe këtë herë u kthye në Shqipëri, ishte dita e dytë e pushimeve, ishte dita e tragjedisë. Kryebanditi i veshur me uniformë policie, pasi i kanë thënë të largohet nga deti, është kthyer sërish në breg për të shëtitur familjen. Pasi ka përplasur vajzën, nuk i ka mjaftuar kjo, por e ka futur vajzën nën helika”, tha e afërmja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit