Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, i ka propozuar homologut rus Vladimir Putin të ulet në tryezën e bisedimeve me Volodymyr Zelensky-n në Turqi.
Lajmin e bën të ditur media e pavarur bjelloruse, Nexta.
Dje Erdogan u takua me Putinin në Soçi të Rusisë për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe energjetik mes dy vendeve.
Ishte takimi i dytë mes dy presidentëve që nga fillimi i luftës. Në korrik, ata u takuan në Teheran.