Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë një takimi me ekspertë ka folur për krizën e çmimeve, ku përfshihet edhe nafta. Sipas Berishës, ajo që ai do të bëjë kur të vijë në pushtet është përgjysmimi i barrës fiskale dhe subvencionimi 100% i biletave të udhëtimit.
Berisha po ashtu denoncoi se në vend kontrabandohen 300 mijë ton naftë dhe këtë sipas tij e bën qeveria. Ai deklaroi se janë tre peshkarexha, ndërkohë pronari i njërës prej saj thuhet se bën takime të herë pas hershme me kryeministrin.
“Unë dje deklarova se së pari do të përgjysmojmë barrën fiskale të naftës, do të subvencionojmë 100% biletat e udhëtimit urban dhe interuban. Nuk po shpikim, e kanë bërë të tjerët. Ne jemi vendi që prodhojmë 1 mln ton naftë.
Sot konsumi i naftës me 300 e ca mijë automjete më shumë sesa në 2012 është më i paktë sesa ishte në 2012. Në 2012 përvec 540 mijë tonë që importoheshin, ARMO prodhonte 150 mijë tonë D2. Pra konsumi ishte tek 700 mijë ton. Konsumi me këto automjete që janë sot duhet të jetë 800 mijë ton.
Janë 300 mijë ton që kontrabandohen, si? Qeveria, nafta nuk është kokainë që të futet në arka bananes
Është i njohur zinxhiri, ka pronarë peshkarexhash, janë tre peshkarexha, që bëjnë vetëm kontrabandën e naftës dhe i shkarkojnë lirshëm dhe që thuhet se njeri prej tyre takohen periodikisht me kryeministrin
Nuk mund të ketë kontrabandë naftë pa një mbulesë të qeverisë. Nëse luftohet kjo kontrabandë në përgjysmojmë barrën fiskale”, tha Sali Berisha.