Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Shkodër. Mësohet se xhaxhai ka vrarë aksidentalisht me çifte nipin e tij, vetëm 10-vjeç.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dajç, ndërsa rrethanat në të cilat ajo ka ndodhur janë ende të paqarta.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
