Një zonë e njohur si “Hunda e Plakut” në Zvërnec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së shtunës.
Menjëherë pas rënies së zjarrit është lajmëruar Salla Operative e Drejtorisë Vendore të Policisë së Vlorës.
Ndërsa drejt vendit ku ka rënë zjarri është dërguar zjarrfikësja me 8 tonë ujë dhe 4 efektivë.