-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthimi në qendër të kryeqytetit armen, rritet numri i viktimave

Kryesoret

Një shpërthim i fuqishëm ndodhi të dielën në një treg në qendër të Jerevanit, kryeqytetit të Armenisë. Fillimisht u raportua vetëm për një të vdekur, ndërsa ditën e sotme mediat vendase konfirmojnë 5 viktima dhe më shumë se 60 të plagosur.

Videoja e re shfaq momentin kur vjen deri te shpërthimi i fuqishëm, dhe e tërë lagjja përreth mbushet me rrënoja dhe tym të zi.

Madje 200 zjarrfikës dhe autoambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes, për të lokalizuar zjarrin dhe ndihmuar të lënduarit.

Shumë vullnetarë janë angazhuar për të asistuar në shpëtimin e personave që kanë ngecur nën rrënoja.

Megjithatë ajo çfarë akoma nuk dihet, është shkaku që çoi deri te ky shpërthim i depos se mjeteve piroteknike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit