-sidi education-spot_img
15.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthim me tritol në Laç!

Kryesoret

Shpërthim me tritol në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në qytetin e Laçit. Policia bën me dije se lënda plasëse është vendosur rreth orës 03:30 në portën e jashtme të një dyqani. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 03:30, në qytetin e Laçit, në portën e jashtme të një dyqani në pronësi të shtetasit Gj. L., ka shpërthyer një sasi e dyshuar lënde plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit