Një 14-vjeçar ka ndërruar jetë në Vaun e Dejës, pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:45. Grupi hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.
Njoftimi:
Rreth orës 14:45, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, shtetasi i mitur E. A., 14 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesën e tij dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.