Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiç para takimit Kurti-Vuçiç në Bruksel tha se kjo situatë do të zgjidhet me një opsion mes luftës dhe paqes.
“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuara në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiç në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”, tha ai.
Vuçiç, i cili ka kërcënaur me luftë, sipas Daçiçit “dëshiron ta ruajë paqen”.
Daçiç i ka bërrë thirrje edhe Bashkimit Europian që të reagojnë kundër Kosovës, e cila sipas tij po merr vendime që “e rrezikojnë paqen”.