-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FOTO/ Policia e ktheu servisin e Çapjave përmbys, por i zoti ia mbathi

Kryesoret

Mbrëmjen e djeshme policia e Elbasanit shkoi “rrufe” në servisin e Fejzullah Çapjas por nuk e gjeti duke e shpallur në kërkim. Ai është babai i Florenc Çapjas, gjithashtu në kërkim si porositës i dy vrasjeve.

Policia njoftoi se ushtroi kontroll në lagjen “Emin Matraxhiu”, në servisin në pronësi 64-vjeçarit në kërkim të djalit të tij dhe sekuestruan një automjet të vjedhur, dy targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e policisë.

“5pyetjet.al” publikon pamjet nga serivisi i fisit Çapja ku duket që policia gjatë kontrollit ka kthyer gjithçka përmbys duke arritur që të gjejë fishkët, targat e vjedhura, kapelen si të policisë dhe mbi të gjitha makinën e vjedhur.

Indicia që çoi policinë në bastisjen e servisit të babait të Florenc Çapjes në Elbasan dyshohet se ka qenë dëshmia e Nuredin Dumanit, vrasësit të penduar që rrëfeu shokët.

Në dëshminë e tij dhënë përpara SPAK-ut, Dumani fliste për një makinë të vjedhur me të cilën Çapjet po përgatisin planin për të vrarë Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryetarit të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Makina që u sekuestrua “Alfa Romeo” rezulton e vjedhur më prill 2019 dhe në dëshminë e Nuredin Dumanit është folur për një makinë të vjedhur që i është vënë në dispozicion grupit që do të merrte pjesë në vrasjen e Sokol Sanxhaktarit.

Dumani tha se Çapjet i kishin bërë ofertë për të kryer një atentat ndaj Sokol Sanxhaktarit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro, të cilin ai tha se nuk e bëri pasi shkëputi lidhjet dhe kaloi me grupin tjetër të drejtuar nga Erion Alibej.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit