-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapele policie dhe makina! Çfarë u gjet brenda servisit të babait të Çapjas

Kryesoret

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim Fejzullah Çapjan, i cili është babai i Florenc Çapjas. Policia njofton se ka ushtruar kontroll në lagjen “Emin Matraxhiu”, në servisin në pronësi 64-vjeçarit në kërkim të djalit të tij, por kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet të vjedhur, dy targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e policisë.

“Vijon puna nga strukturat hetimore të DVP Elbasan, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen dhe dokumentimin e plotë, me prova ligjore të atyre të ndodhura më parë.

Sekuestrohen një automjet i vjedhur, 2 targa të vjedhura, fishekë luftarakë dhe një kapele si e Policisë. Shpallet në kërkim pronari i servisit ku u gjetën automjeti, targat e vjedhura dhe fishekët luftarakë.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e dokumentimin e atyre të ndodhura më parë, dokumentimin e veprimtarisë së grupeve kriminale dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim për ngjarje kriminale, specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Elbasan ushtruan kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit)

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të shtetasit të kërkuar, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në vijim të kontrollit, në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Në përfundim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale”, njofton Policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit