-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Jemi të parët në Europë për PPP-të”, Meta: Rrugët kushtojnë 6 herë më shumë se në Serbi

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u shpreh gjatë takimit me strukturat lokale të partisë së tij në Elbasan se arsimi në këtë qytet ka marrë një goditje të fortë duke qenë se sot shkollat po mbyllen.

Ai u shpreh se mesatarisht një km rrugë e re në Shqipëri kushton 6 herë më shumë se në Serbi.

“Ky është një problem i madh për të ardhmen e Shqipërisë. Edhe për çështjen e liberalizimit të vizave të Kosovës. Arsimi me të cilin Elbasani është krenuar ndër vite, ka marrë një goditje të rëndë.

Po mbyllen shkollat, sepse ka më pak fëmijë. Çdo vit e më shumë në universitet rrezikojnë të mbyllen degë të reja. 75% e të rinjve duan të ikin sepse e shohin të ardhmen jashtë vendit. Familjet hyjnë në borxhe për të investuar në shkollimin e fëmijëve të tyre jashtë vendit. Ky kapital njerëzor për të cilin investojnë familjet shqiptare nuk kthehen këtu. Sepse nuk ka politika. E ardhmja është e pasigurt.

Folëm për Elbasanin në raport me Shqipërinë. Por e dimë si është Shqipëria në raport me rajonin. Nëse krahasojmë ka një regres skandaloz në këto nëntë vite. Jemi të parët në Europë për PPP-të e famshme. Të cilat janë shumica të bëra me porosi për emra të caktuara të lidhura me kryeministrin dhe qeverinë. Me rreziqe që i merr përsipër populli shqiptar dhe taksapaguesi ynë.

Dyfishimi i borxhit publik që e vë ekonominë tonë në vështirësi të madhe dhe e bën të vështirë për të rritur rrogat dhe pensionet. Çdo lekë borxh që merret është e vështirë për të larë veten. Shpërdorime galopante në investimet publike. Dëgjojmë projekte të tilla të çmendura. Mesatarisht një km rrugë e re në Shqipëri kushton 6 herë më shumë se në Serbi. Kjo është kosto e korrupsionit të politikave sociale’, tha Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit