-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga stërvitja ekstreme te karrigia me rrota, ç’po ndodh me Mike Tyson

Kryesoret

Mike Tyson është shfaqur në një karrige me rrota në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit ditën e martë të martën. Ish-boksieri ka pozuar me fansat një muaj pasi u pa duke përdorur një bastun në New York City.

Sipas raporteve të shumta, Tyson vuan nga “nervi shiatik, që i ka shkaktuar probleme me lëvizjen në pjesën e poshtë të trupit.

Ai më parë ka pranuar se i është dashur të heqë dorë nga boksi për shkak të problemeve me shpinën. Tyson i shqetësoi fansat e tij kur diskutoi mbi vdekjen në podkastin e tij, të quajtur “Hotboxin’ me Mike Tyson”.

“Ne të gjithë sigurisht që do të vdesim një ditë, sigurisht. Pastaj, kur shoh veten në pasqyrë, dalloj këto pika të vogla në fytyrën time dhe them: “Uau, kjo do të thotë se dita ime (e vdekjes) do të vijë së shpejti”.

Legjenda e boksit ka rrëfyer gjithashtu se paratë nuk i kanë dhënë aq gëzim në jetë.

“Paratë nuk janë asgjë për mua. Njerëzit mendojnë se paratë do t’i bëjnë të lumtur, ata kurrë nuk kanë pasur para më parë. Kur ke shumë para, nuk mund të presësh që dikush të të dojë. Si do të mund ta tregoj dashurinë time kur ke 500 milionë dollarë? Është një ndjenjë false e sigurisë. Mendon se asgjë nuk mund të ndodhë. Mendon se je i pamposhtur kur ke shumë para, gjë që nuk është e vërtetë. Kjo është arsyeja pse unë gjithmonë them se paratë janë një ndjenjë e rreme sigurie,” – do të deklaronte Tyson.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit