Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell do të flas reth takimit Vuçiç-Kurti në orën 14:15. Kjo shtyrje ka ardhur pas zgjatjes së takimit të dy krerëve të Kosovës dhe serbisë.
Lajmin e ka bërë të ditur zyra për Informim e BE-së.
Më herët Borrell ka publikuar fotografi me dy liderët, duke thënë se pas tensioneve të fundit në veri ka ardhur koha që të ecet përpara drejt normalizimit të plotë.
“Sot në mëngjes po e fillojmë takimin e Dialogut të nivelit të lartë Beograd-Prishtinë. Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë treguar sërish se është koha për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë. Unë pres që të dy udhëheqësit të jenë të hapur dhe fleksibël për të gjetur gjuhën e përbashkët”, ka shkruar Borell.