-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Centrali bërthamor i Zaporizhizhias, Erdogan bëhet sërish ndërmjetës mes Rusisë dhe Ukrainës

Kryesoret

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se do të diskutojë çështjen e centralit bërthamor në Zaporizhzhia me presidentin rus Vladimir Putin, pas bisedimeve me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv.

“Ne do ta diskutojmë këtë çështje me zotin Putin dhe do t’i kërkojmë atij veçanërisht që Rusia të bëjë pjesën e saj në këtë drejtim si një hap i rëndësishëm për paqen botërore,” tha Erdogan në një intervistë me gazetarët gjatë fluturimit të tij nga Lviv.

Zelensky i bëri thirrje Rusisë që të heqë të gjitha minat në zonë, tha Erdogan, sipas tekstit të intervistës. 

Erdogan zhvilloi bisedime trepalëshe në Lviv me liderin ukrainas dhe sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres. Erdogan shprehu shqetësime për konfliktin e vazhdueshëm rreth centralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë, duke paralajmëruar rrezikun e “një Çernobili të ri”. 

Ekspertët janë të kujdesshëm ndaj krahasimeve me Chernoby l, duke thënë se një përsëritje e katastrofës është tepër e pamundur dhe se kërcënimi kryesor është për zonën më afër vetë uzinës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit