-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Goditja e dytë për Ramën/ Kreu i Dhomës Amerikane: Hiq dorë nga “pasaportat e arta”

Kryesoret

Pas BE-së edhe kryetari i Dhomës Amerikane të Tregtisë në Tiranë, Enio Jaço ka kritikuar qeverinë për nismën e paralajmëruar të “pasaportave të arta” për investitorët e huaj.

Ai ka shpërndarë një reagim të Bashkimit Europian ku kritikohet ky propozim i qeverisë Rama. Jaço kërkon që prioritet duhet të jetë hapja e negociatave dhe plotësimi i kritereve të vendosura nga BE.

“Prioriteti i Shqipërisë – pas hapjes së negociatave – duhet të jetë përshpejtimi i kursit të anëtarësimit. Potenciali për t’u përshtatur me tregun ekonomik europian përfaqëson përfitime madhore për Shqipërinë.

Dhe mënyra më e mirë për të nisur procesin e plotësimit të kritereve është përshtatja e legjislacionit shqiptar me atë të BE – dhe jo devijimi prej tij” thekson Enio Jaço. Edhe opozita e ka kundështuar këtë nismë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit