-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Niset drejt Burrelit me plumbin në fole, kë do të vriste?

Kryesoret

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Burrel pasi është kapur me një armë zjarri të me plumbin në fole.

Policia bën të ditur se personi i arrestuar është Irdi Rami, i cili ishte nisur nga Tirana në drejtim të Burrelit.

“Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mat, operacioni policor i koduar “Fokus”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Me armë zjarri në brez, kapet në qendër të qytetit të Burrelit dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Tirana.

Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe 10 fishekë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Fokus”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-I. R., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, 22-vjeçarit iu gjetën të fshehura në trup dhe iu sekuestruan një armë zjarri pistoletë “Glock” dhe 10 fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, bën të ditur policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit