-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrëzohet nga Kalaja e Prizrenit, ndërron jetë 71-vjeçari

Kryesoret

Një person është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Viktima është M.K, rreth moshës 71 vjeç dhe lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit.

“Më datën 09.09.2025, rreth orës 11:11, policia ka pranuar një informacion përmes telefonit se një person ishte rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit. Menjëherë në drejtim të vendngjarjes janë nisur patrulla policore dhe autoambulanca.

Në vendngjarje, patrulla policore ka konstatuar se bëhej fjalë për personin me inicialet M.K. (1954), i lindur në Llashkadrenoc, Malishevë, me vendbanim në Prizren. Sipas ekipit mjekësor të urgjencës, viktima ishte pa shenja jete.

Për momentin, nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur rënia e personit në fjalë. Policia, në konsultim me prokurorin, ka iniciuar rastin “Hetim i vdekjes” dhe është duke mbledhur informacione me qëllim sqarimin e plotë të ngjarje”, ka thënë ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit