-sidi education-spot_img
26.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rekrutonte të rinj për organizatat terroriste, arrestohet 37-vjeçari në Itali

Kryesoret

Policia e Brescias ka arrestuar një 37-vjeçar nga Bangladeshi, banor në zonën e Mantua-s, i dyshuar si ekstremist islamik dhe rekrutues i të rinjve për sulme terroriste.

Sipas hetimeve, 37-vjeçari ishte i lidhur me një grup të njohur si “Tehrik e Taliban Pakistan”, një degë e Al Kaedës. Ai kishte indoktrinuar një tjetër person, i cili më pas u dënua për lidhje me këtë organizatë.

Në telefonin inteligjent të të arrestuarit u gjetën video me teknika stërvitjeje ushtarake, si dhe një sasi e madhe materialesh propagandistike ekstremiste.

37-vjeçari predikonte një interpretim radikal të Islamit, që ndërthur besimin me luftën e armatosur, duke shfaqur përkushtim deri në pikën e martirizimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit