-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përballë mocionit, Abazoviç: Ju pengon fakti se jam shqiptar

Kryesoret

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç foli gjatë në seancën ku po i nënshtrohet votëbesimit. Mediat malazeze raportojnë se Abazoviç ka thënë se nëse qeveria e tij nuk rrëzohet sot, atëherë ai do të vazhdojë të mbetet kryeministër i vendit dhe se nëse bie, atëherë do të ndjekë protokollin e parashikuar nga kushtetuta e vendit. Abazoviç tha gjithashtu se nuk ka pasur diskutime konkrete për rindërtimin e Qeverisë, nëse nuk bie sot.

Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë [shqiptar]. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme.

Varet nëse sot nuk do të krijohet një shumicë e re, që është ndoshta më realiste. Pastaj pritet që kjo mazhorancë të kryejë proceset e ardhshme.

Në këtë rast, ne do t’ia dalim. Përderisa mandati është në dorën e kryeministrit, qytetarët mund të jenë të qetë për luftën kundër krimit. Në momentin që mekanizmi i kalon presidentit, përgjegjësia shkon tek ai,”- tha Abazoviç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit