-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doli nga burgu por nuk zuri mend! Kapet hajduti që bëri kërdinë në Sarandë

Kryesoret

Sarandë-Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Seven”.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes, vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seven”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi i Elton Dautit 22 vjeç, banues në Konispol, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me vendimin e datës 18.08.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonat e Vagalatit, Finiqit, Konispolit dhe Sarandës, konkretisht:

1. Më datë 25.12.2021, në fshatin Leshnicë e Poshtme, Finiq, dyshohet se ka vjedhur disa vegla pune, në automjetin tip kamionçinë, në pronësi të shtetasit K. L;

2. Më datë 12.01.2022, në lagjen nr.2, Ksamil, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në kioskën e shtetases A. P;

3. Më datë 31.01.2022, në lagjen “Rinia”, Ksamil, Sarandë, dyshohet se ka vjedhur dy qen gjahu, në banesën e shtetases M. P;

4. Më datë 17.03.2022, në fshatin Çlirim, Finiq, dyshohet se ka vjedhur një biçikletë dhe një bateri makine, në automjetin tip furgon, në pronësi të shtetasit kanadez C. D;

5. Më datë 01.04.2022, në fshatin Shalës, Konispol, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e shtetasit Xh. D.;

6. Më datë 24.05.2022, në fshatin Vrion, Finiq, dyshohet se ka tentuar të vjedhë magazinën e shtetasit P. H.;

7. Më datë 10.08.2022, në fshatin Çiflik, Konispol, dyshohet se ka vjedhur 2 kondicionerë në banesën e shtetasit M. GJ.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe në disa banesa në fshatin Vagalat, Finiq.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit