-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emocionohet kampionia shqiptare: Jetova në male për të bërë ëndrrën realitet

Kryesoret

Sot u kthye në Shqipëri me medaljen e artë kampionia e re e Europës, atletja shqiptare Luiza Gega. E emocionuar nga pritja, Gega tha se për të arritur këtë sukses ka vite që sakrifikon duke hequr dorë nga jeta normale.

“Më është dashur të lë jetën time normale dhe të jetoj nëpër male për të arritur këtë ëndërr. Janë bërë të gjithë bashkë që unë kam ardhur deri këtu. Nuk mund të lë asnjë pa falënderuar. Vitet e fundit ka ndryshuar mbështetja financiare.

Ligji i shpërblimit ndryshoi. Pa marrë edhe këtë medalje, ka qenë një vit i suksesshëm. Tani mezi pres të takoj familjen. Mamin kam shumë muaj që nuk takoj, nuk mund të lija stërvitjen nëpër male pasi një hap pas do të më penalizonte.

Familja është më krenare se kurrë. Kam marrë emocione të jashtëzakonshme dhe jam shumë e lumtur që përfaqësoj vendin tim pavarësisht të gjitha sakrificave” tha Gega.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit