Ish-kryeministri italian Romano Prodi ka kritikuar mënyrën se si Bashkimi Evropian po i qaset administratës së Donald Trump, duke vlerësuar se Evropës po i mungon një strategji e qartë si në raport me SHBA-në, ashtu edhe me Kinë.
Në një deklaratë gjatë Festivalit të Ekonomisë në Trent, ai bëri thirrje për më shumë unitet dhe koordinim brenda BE-së përballë sfidave ndërkombëtare.
“Evropa po sillet si një shërbëtore përpara Trump dhe ende nuk di si të pozicionohet ndaj Kinës. Blloku evropian duhet të ketë më shumë unitet dhe një kapacitet të përbashkët për të vepruar”, deklaroi Romano Prodi.









