-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Emocione dhe lot gëzimi! Luiza Gega: Refuzova ofertat për flamurin kuqezi

Kryesoret

Pak fjalë, shumë emocione dhe lot gëzimi. Kampionia e Europës, Luiza Gega në ceremoninë e zhvilluar në Kryeministri u shpreh se kalvari i vuajtjeve për shkak të kushteve nuk e çoi asnjëherë të mendonte për t’u larguar nga Shqipëria.

Kam pasur oferta për të vazhduar me shtete të tjera, por e dua këtë vend. Kam besuar se do të vijë një ditë që edhe vendi ynë do të ndryshojë.

Jam krenare që ky ndryshim ka ndodhur. Kemi gjëra për të përmirësuar por që kemi ecur shumë përpara, si për ligjin e sportit” tha ajo.

Një këshillë e kishte për të rinjtë. “Kam ndjerë shumë emocione në pistën e Mynihut. Doja t’i tregoja Europës që edhe ne mund t’ja dalim. Kaq emocione.

Jam shumë e lumtur që arrita të valvis flamurin kuqezi. Të rinjve u them se mund t’ja dalin nëse vërtetë duan. Do të ketë disfata, por nëse e duan atë që bëjnë mund t’ja dalin” tha Luiza Gega.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit