Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Shtetet e Bashkuara për moszbatim të marrëveshjeve të arritura gjatë samitit në Alaska në gusht 2025, duke thënë se kjo ka penguar nisjen e negociatave për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.
“Një marrëveshje shumë e qartë u arrit në Alaska bazuar në një propozim specifik nga Shtetet e Bashkuara. Nëse SHBA do ta kishte promovuar realisht këtë iniciativë, do të ishim ulur në tryezën e negociatave shumë kohë më parë dhe armiqësitë do të kishin pushuar,” deklaroi Lavrov për RT Arabic.
Ai theksoi se Rusia mbetet e gatshme për dialog, por nuk po sheh të njëjtën gatishmëri nga pala amerikane: “Rusia është e gatshme të negociojë për Ukrainën, por nuk shohim të njëjtën gatishmëri nga pala tjetër. Nuk mund të gjejmë bashkëbisedues me të cilët mund të flasim.”









