Disa orë pasi u shpall në kërkim drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Gjekë Sokoli është dorëzuar në polici. Ai akuzohet se ka shpërdoruar detyrën.
Sokoli, së bashku me një inspektor akuzohen se nuk zbuluan një 55-vjeçar që kishte vezë të pakontrolluara.
Vezët nga një pulari e regjistruar shiteshin më pas nën emërtimet e markave të tjera. 55-vjeçari që kishte ngritur këtë aktivitet u vu në pranga.
Vitor Gjergji, pronari e kishte regjistruar biznesin e tij si hotel pranë Tatimeve dhe jo si një pulari.
Gjithashtu, u evidentua se 55-vjeçari prodhonte dhe shiste nën emërtimet e markave të tjera. Produkte ushqimore (vezë) të pakontrolluara.
Në vijim, u referuan materialet, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. S. , 55 vjeç , banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i AKU, Shkodër.
U referuan materialet për shtetasin A. B. 55 vjeç, banues në Koplik, Malësi e Madhe, me detyrë Inspektor pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit Shkodër.
Dyshohet se këta shtetas, duke shpërdoruar detyrën, nuk kanë evidentuar aktivitetet e paligjshme të 55-vjeçarit, si dhe e kanë favorizuar atë” njofton policia.