Detaje të reja janë mësuar nga plagosje me armë zjarri e ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Kurbin.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy komshinjve. Sipas të dhënave të para, Met Lika dyshohet se ka qëlluar me armë në drejtim të Rasim Tafës.
I plagosuri është dërguar në spital, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes.