-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komuniteti Europian i Transportit: Kostot e rrugëve në Ballkan janë të fryra

Kryesoret

Komuniteti Europian i Transportit vuri në dukje se shpenzimet aktuale të Rajonit të Ballkanit për lidhjen e rrjetit të transportit me arteriet kryesore te Europës (TEN-T) po rezultojnë më të larta se përllogaritjet në studimet e fisibilitetit.

“Vlera e parashikuar e projekteve aktualisht në portofolin e partnerëve Rajonal në masë të madhe tejkalon shumën e financimit në dispozicion sipas kornizës së WBIF.

Kapaciteti i partnerëve rajonalë për të mobilizuar burime shtesë në këtë drejtim është gjithashtu e kufizuar, pasi raportet PBB/borxh në rajon ndryshojnë ndjeshëm.

Komuniteti Europian vuri në dukje se, duhet një qasje më e fokusuar në nivel rajonal, për të siguruar përdorimin optimal nga burimet e disponueshme financiare, duke ndërtuar me kosto më të lira.

Tipik është rasti i Autostradës Ardiatio- Joniane, e vetmja linjë rrugore që do të lidhë Shqipërinë me rrjetin TEN-T, segmentet e së cilës Shqipëria i ka kontraktuar me kontratat PPP me vlera shumë më të larta se studimi i fisibilitetit.

Komuniteti i Transportit vuri në dukje se, vendet duhet të rendisin projektet bazuar në performancën ekonomike të projektit, duke maksimizuar përdorimin e financimit të granteve.

Ekziston një nevojë e përgjithshme për të përmirësuar planifikimin dhe prioritizimin në nivel rajonal.

Nën ombrellën e Axhendës së Konektivitetit BE ka dhënë një mbështetje financiare të konsiderueshme.

Financimet e siguruara për 62 projekte të TEN-T në Rajon kanë marrë një vlerë të përbashkët prej gati 12 miliardë euro.

Shpenzimet e përgjithshme për zhvillimin e infrastrukturës TEN-T në rajon pritet të mbeten të larta gjatë viteve të ardhshme.

Jo më pak se 9 miliardë euro në financim grant është duke u mobilizuar, teksa një shtesë 20 miliardë euro duhet gjetur gjatë dekadës në vijim. Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit