-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kim “zbut” Metën/ Blushi: SPAK-un e sulmon Rama, ne e furnizojmë me prova

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një postim në Facebook që duket se i referohet Yuri Kim.

Ambasadorja amerikane dënoi sulmin e Ilir Metës mbi kreun e SPAK-ut, Arben Kraja.

Por Tedi Blushi thotë se është Edi Rama ai që i bën presion drejtësisë dhe se Partia e Lirisë e ka inkurajuar dhe furnizuar me prova për inceneratorët dhe tani pret rezultate.

“Mbështetim të gjitha thirrjet që dënojnë sulmet dhe presionet banale politike të Edi Ramës ndaj SPAK dhe Drejtësisë.

Partia e Lirisë është e vendosur për të ndihmuar dhe inkurajuar çdo ditë SPAK, siç po vepron, duke e furnizuar me prova të pakundërshtueshme dhe dokumenta origjinalë që provojnë botërisht vjedhjet e tmerrshme të Edi Ramës dhe bandës së tij, kryesisht nëpërmjet aferës së inceneratorëve.

Partia e Lirisë pret me durim që SPAK të veprojë pa vonesë ndaj kallëzimeve penale dhe që abuzuesit me taksat e shqiptarëve të marrin menjëherë ndëshkimin e merituar dhe të shumëpritur nga populli shqiptar.

I bëjmë thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga cilësimet e SPAK, si krijesë të PS, siç bëri në Kongresin e Partisë së 9 majit kur tha ndër të tjera se: “SPAK-u nuk do ekzistonte po të mos ekzistonte kjo parti”, sepse të tilla kërcënime dhe shantazhe nga partia-shtet kompromentojnë rëndë funksionimin e drejtësisë së pavarur dhe të bazuar vetëm në ligj” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit