-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hodhi granatën në lokal, polica kap autorin pas 4 muajsh (EMRI)

Kryesoret

Admir Zefi, i cili është shpallur në kërkim pasi hodhi granatë në restorant në Lezhë, është arrestuar ditën e sotme.

Zefi u shpall në kërkim në prill të këtij viti direkt pas ngjarjes së ndodhur. Po ashtu pronari i restoranti nuk deklaroi në polici ngjarjen, por u nis për vetëdrejtësi. Ai u parandalua në kohë nga policia.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i kontrolleve, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fitili”, në kuadër të të cilit u lokalizua, u kap dhe u ndalua shtetasi:

-A. Z., 46 vjeç, banues në Manati.

46-vjeçarit të kërkuar i ishte caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ” Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në muajin prill të këtij viti, në një restorant në Lezhë, ka lëshuar një ndezës granate në drejtim të shtetasit S. P., i cili ka shpërthyer dhe ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit