Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar kreun e SPAK-ut, Arben Kraja pas kthimit nga vizita në SHBA.
Pleased to welcome back SPAK chief Arben Kraja after his official visit to Washington, which further strengthens 🇺🇸🇦🇱 cooperation in the fight against corruption & organized crime. 🇺🇸 will continue to strongly support the work of SPAK & other institutions of justice reform. https://t.co/vFc2vRFBJZ pic.twitter.com/IRwuoYf27H
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) August 24, 2022
Në një postim në rrjetet sociale, Kim shprehet se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi.
“Kemi kënaqësinë të mirëpresim sërish shefin e SPAK-ut Arben Kraja pas vizitës së tij zyrtare në Uashington.
Vizita forcon më tej raportet SHBA-Shqipëri dhe bashkëpunimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm punën e SPAK dhe institucioneve të tjera të reformës në drejtësi” shkruan Kim.
Brenda pak orëve ambasada amerikane bëri dy postime në mbështetje të Arben Krajës.
Ai u cilësua dje nga Ilir Meta si “spurdhjak”, pasi nisi hetimet për ish-Presidentin pas kallëzimit të Halit Valterit për lobim në SHBA.