-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalët me të cilat duhet çdo ditë

Kryesoret

Është fakt se disa ditë gjithçka që na duhet për ta çuar jetën tonë një hap më tej dhe për t’u ndjerë më mirë është një dialog me veten.

Të gjitha këto këshilla zgjimi i përmban në mënyrë të veçantë teksti që do të lexoni më poshtë. Është një fragment nga libri i Stefanos Xenakis, “Dhurata”.

Lexojeni çdo mëngjes dhe niseni ditën me një humor dhe energji të ndryshme…

“Flini herët, dita fillon me mbrëmjen. Para se të shkoni në shtrat, organizoni ditën e nesërme. Me letër dhe laps. Mos e lini atë në dorë të fatit. Ditët bëhen muaj dhe muajt bëhen vite. Jetoni vetëm një herë. Nderojeni atë.

Mbani një fletore me qëllime. Mbajeni me nderim. Për t’i gdhendur dhe rishkruar ato. Ata janë busulla e jetës suaj. Në përgjithësi për të shkruar. Është mirë për ju, ju lehtëson shpirtin.

Zgjohuni herët. Shumë herët. Nëse mendja juaj dëshiron të endet, mos e dëgjoni atë. Mësoni të mos negocioni me mendjen tuaj. U bëftë e juaja.

Shikoni veten në pasqyrë dhe buzëqeshni. Dhe flisni mirë me të. Është miku më i mirë që keni.

Dilni për një shëtitje ose vrap kudo që jetoni. Të paktën për 20 minuta. Vrapi ngroh motorët tuaj.

Dëgjoni diçka gjatë ecjes. Fjalimet frymëzuese. Njerëz frymëzues.

Buzëqeshni me ata që takoni. Thuajuni mirëmëngjes atyre. Edhe nëse nuk ju thonë. Ata do të kenë një arsye.

Shikoni bukurinë përreth jush. Është kudo. Bëni një mëngjes të bukur. Jo vetëm për ju.

Hyni në dush dhe shijoni. Lërini mendimet jashtë.

Vishuni bukur.

Kujdesuni për veten sikur të jeni personi më i rëndësishëm në botë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit