Edhe këtë të mërkurë mijëra vetë u mblodhën para Kryeministrisë në ditën e 25 të protestës masive kundër Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Me çadra dhe me thirrje kundër qeverisë, protestuesit shprehen se duan një Shqipëri të re dhe asgjë nuk i nalon as shiu e as bubullimat.
Ndërkohë aktivistja Sidorela Vatnikaj një nga folëset e këtij tubimi tha: Shoqëria shqiptare ka dalë në rrugë, nuk është më e frikësuar dhe nuk mund të shantazhohet më me bukën e gojës. Njerëzit po kërkojnë një Shqipëri të re.
Begaj bëhet i ‘gjallë’ për protestat: Jam në mbrojtje të Kushtetutës dhe lirive të qytetarëve!









