-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hetimet e SPAK, Meta: Le të kërkojnë në të gjitha bankat, s’do gjejnë para në emrin tim

Kryesoret

Ilir Meta thotë se SPAK i ka marrë direktivat nga kongresi i fundit i Partisë Socialiste, sa i takon hetimeve qe ka nisur ndaj tij, por edhe Sali Berishës.

Meta tha se SPAK le të kërkojë gjithë bankat e botës, nuk do të gjerë asnjë para në emrin e tij apo transaksion të dyshimtë.

“I uroj suksese SPAK në këtë hetim serioz që ka nisur dhe të vazhdojë punën e tij, pasi direktivat për të hetuar Metën dhe Berishën i ka marrë në kongresin e fundit të PS ku kreu i Partisë shtet tha se SPAK ishte krijesë e partisë. Të kërkojë në të gjitha bankat e botës, s’do gjejnë gjë. Lobimet që LSI ka bërë në SHBA gjithçka është depozituar dhe janë online në Departamenti i Drejtësisë në SHBA çdo gjë tjetër është në shërbim të Ramës për të shmangur vëmendjen nga mali i fakteve të depozituara në SPAK nga Partia e Lirise.

Shumë shpejt ky mal do të kalojë edhe atë tavanin e fundit që ekziston te SPAK. Asgjë nuk e ndal revolucionin antikorrupsion, jo vetëm aferën e inceneratorëve ku në krye është Rama, por edhe afera të tjera si ajo e Portit të Durrësit dhe shumë afera të tjera që do të dalin në shtator edhe në vazhdimësi. Ajo e djegëseve vazhdon të përshkallëzohet dhe do ti marrë me veta të gjithë, por janë edhe afera të tjera që do ti bëhet e njohur publikut ku në krye është Ramovici”, tha nder te tjera Meta, në një intervistë për Fax.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit