Erdi Çena, i cili është dënuar me 3 vite burg, është arrestuar ditën e sotme nga policia e Durrësit.
Çena ka qenë pjesë e grupit me zyrtarë e doganierë që ulnin kilometrazhin e makinave dhe shmangnin taksat. Ai është dënuar për mashtrim dhe kontrabandë.
“Forcat Operacionale në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin Erdi Çena, 32 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës e ka dënuar me 2 vite burg, për veprat penale “Kontrabandë me mallra të tjera”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikim i dokumenteve”, ka njoftuar policia.