Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet kundër ish-Presidentit Ilir Meta.
Pak ditë pasi SPAK i dërgoi një shkresë gjendjes civile, në lidhje me gjerenalitetet e kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, sipas verifikimeve te bëra nga regjistri dhe arkivi i gjendjes civile rezulton se shtetasi Ilir Rexhep Metaj ka të njëjtin emër që nga lindja deri tani e s’ka bërë kurrë ndryshim emri.
“Në përgjigje të shkresës suaj me nr. 7052, prot. (S,K) datë 08.08.2022, drejtuar Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, për sa parasgtroni për nevoja hrtimi ë procedimit penal nr. 122 të vitit 2022, pas verifikimeve të kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile:
-rezulton të jetë i regjistruar shtetasi sipas të dhënave të paraqitura me (emër, mbirmër) Ilir Metaj, emri i babait Rexhep, emri i nënës Fiqirete, lindur në Çepan, Skrapar, më datë 24.03.1969, me gjendje civile “i martuar@, me numër personal G90324055M, me adresë vendbanimi: rruga “Vaso Pasha”, ndërtesa 1817;
Siç konstatojmë nga verifikimet, shtetasi në fjalë nuk ka ndryshime në përbërësit e gjendjes civile”, është përgjigjur gjendja civile.
SPAK i kërkoi Gjendjes Civile dhe KQZ, si e kishte depozituar formularin ish-kreu i shtetit, si Ilir Meta apo Ilir Metaj.
Hetimi nisi nga mbiemri i kryetarit të Partisë së Lirisë. Ai shpjegoi se përse përdor dy mbiemra.
“Certifikata e gjendjes sime civile është bërë publike. Unë quhem Ilir Metaj.
Pastaj për lehtësi në komunikime me publikun kjo është cështje tjetër. Unë kam qenë dhe jam ai që më njohin të gjithë” , tha ai.
Hapi i dytë i SPAK është kërkesa drejtuar bankave për transaksionet dhe KQZ për pasqyrat financiare të ish-LSI-së.
