Ervis Martinaj është kthyer në njeriun më të kërkuar në Shqipëri. Në ditët e para të gushtit ai është parë të lëvizë në zonën e Vlorës dhe Durrësit.
Ai ka lëvizur nën shoqërinë e një vajzë të re dhe efektivit të operacionales Jeton Lami, tashmë i arrestuar.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Martinaj rezulton të ketë lëvizur në dy qytetet bregdetare, Vlorë dhe Durrës përpara se të zhduket përfundimisht.
Në qytetin e Vlorës ai ka lëvizur me mjetin tip Audi A8, me të cilin është parë dhe në Durrës.
Bëhet bëjnë me dije se nga Durrësi në qytetin e Vlorës, Martinaj dyshohet se është shoqëruar nga 3 efektivë të RENEA-s.
Ndërkohë po nga këqyrja e kamerave të sigurisë, Martinaj nuk rezulton të ketë lëvizur në Tiranë ditët përpara humbjes së gjurmëve.
“Kyçja” e gojës nga ana e Lamit ka vështirësuar shumë punën e grupit hetimor për zbulimin e fatit të Martinajt.
Efektivi i forcave operacionale dyshohet se ka informacione zbulimi i te cilave mund të çojë në gjetjen e Ervis Martinajt.