-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandot elitë të Holandës, plagosen në SHBA ku shkuan për stërvitje

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku janë plagosur 3 komando holandezë. Ata kishin shkuar për stërvitje në Indianapolis, por mbetën të plagosur me armë jashtë detyrës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të së shtunës me orën lokale në një nga lagjet argëtuese të qytetit.

Policia e Indianapolis thotë se oficerët u gjetën të plagosur me armë zjarri nga qytetarët dhe më pas ata u dërguan për spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Ministria holandeze e mbrojtjes tha se njëri nga burrat ishte në gjendje kritike, ndërsa dy të tjerët ishin të vetëdijshëm.

Bëhet me dije se të tre ushtarakët, ishin anëtarë të Korpusit Komando, një nga njësitë e operacioneve speciale në forcat e armatosura të Holandës.

Të shtënat kanë ndodhur gjatë kohës së lirë para hotelit ku ata po qëndronin, shtoi ministria holandeze.

Policia lokale tha se besonte se kishte pasur një grindje të mëparshme mes tre ushtarakëve dhe një personi ose grupi tjetër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit