Disa detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë ku fëmija 10 vjeçar humbi jetën. Familje po kthehej nga Turqi dhe kishte më shumë se 12 orë që po udhëtonin me makinë në momentin e ngjarjes. Fillimisht, shkak për aksidentin u dyshua humbja e kontrollit të mjetit. Është konfirmuar se drejtuesin e mjetit e kishte zënë gjumi, pas orëve të gjata që po drejtonte mjetin.
Ata do të ktheheshin në Vlorë dhe në Panaja, makina u përplas me barrierën anësore dhe u përmbys në rrugë.
Çifti i bashkëshortëve dhe fëmija tjetër 3 vjeç, po marrin ndihmën e nevojshme në spital, raportohet të jenë jashtë rrezikut për jetën.