Një 65-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti tragjik.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence, ku një automjet ka përplasur dy këmbësorë.
Si pasojë e aksidentit makina ka përfunduar në trotuar, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar brenda automjetit.
Dalja e tyre jashtë makinës është bërë pas ndërhyrjes nga Zjarrfikësja e Firences.
Falë tyre është bërë i mundur nxjerrja e babait dhe djalit të tij 26-vjeçar.
Dy këmbësorët e përplasur ishin në gjendje të rëndë dhe për pasojë 65-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.