Gjykata e Tiranës ka vendosur sot masën “arrest me burg” për Arsen Maskurtin i cili vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë pardje.
Në sallën e gjyqit ai u shfaq i qetë. I pa penduar, por duke shfryrë dhe me sytë lart. Në një moment përshëndeti edhe gazetarët që po e filmonin.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Islam Alla” rreth orës 16:45 minuta në një agjenci udhëtimesh.
Viktimat janë Dritan dhe Nora Muskurti 44 vjeç dhe 33 vjeçe. Çifti Muskurti ishin prindër të 3 fëmijëve.
Kamerat e sigurisë filmuan Arsen Muskurtin teksa hyn në dyqan, qëndron brenda 20 sekonda e del i qetë pasi i ka vrarë.
Shkak i konfliktit të vjetër ka qenë pronësia mbi agjencinë turistike.